Lajme
Shtrenjtohen biletat e transportit publik në Zvicër: Karta GA, mbi 4000 franga
Aboneja e përgjithshme (GA) do të kushtojë mesatarisht 5.1 për qind më shumë. Më saktë: Një abonament GA i klasit të dytë do të kushtojë 4,080 franga
Për herë të parë që nga viti 2016, sektori i transportit publik do të rrisë çmimet e biletave në fund të vitit, pra, me planin e ri vjetor për vitin 2024, që hyn në fuqi nga 10 dhjetori i këtij viti (2023).
Mesatarisht, biletat në të gjithë gamën e tyre do të jenë 4.3 për qind më të shtrenjta se deri më tani, bën të ditur Alliance Swisspass, transmeton albinfo.ch.
Rritja e ofertës së transportit publik pastaj rritja e kostove për paga, mirëmbajtje dhe energji, inflacioni dhe në të njëjtën kohë rënia e fondeve për kompensim në transportin rajonal të pasagjerëve çuan në këtë vendim.
Kështu, çmimet për biletat teke, biletat ditore dhe ato që përfshijnë shumë udhëtime si dhe çmimet për ndryshimet e klasave do të rriten për 4.2 për qind. Karta e udhëtimit me gjysmë çmimi (Halbtax Abonamment) do të jetë pesë franga më e shtrenjtë, ndërsa aboneja e përgjithshme (GA) do të kushtojë mesatarisht 5.1 për qind më shumë, përcjell albinfo.ch.
Më saktë: për një abonament GA i klasit të dytë: çmimi është rritur me 5,7 për qind në 4,080 franga. Kjo është 220 franga më shumë se një vit më parë.
Çmimet për transportin publik në nivel kombëtar kanë mbetur stabile për shtatë vjet – nuk ka pasur kurrë një fazë më të gjatë pa rritje të çmimeve në transportin publik, shkruan Alliance Swisspass.
Në përgjithësi, çmimet në kategorinë (klasin) e parë janë rritur më pak se ato të kategorisë së dytë.
Ndërsa, karta e udhëtimit me gjysmë tarife për të rinjtë, biletat kursyese, biletat e fëmijëve dhe të shkollës, kartat e bashkudhëtimit për të rinjtë dhe fëmijët ose ato për qentë dhe bagazhet nuk do të rriten.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












