Lajme
Gjermani: Pak praktikantë në infermieri
Në Gjermani ka numër të ulët të infermierëve. Vitin e kaluar janë trajnuar si infermierë një numër i përgjithshëm prej 146.500 personash . Sipas të dhënave, numri i femrave te praktikantët ishte 76 për qind. Te praktikantët e rinj, vitin e kaluar kishte 13.500 meshkuj dhe 38.800 femra, shkruan DW, përcjellë albinfo.ch.
Vitin e kaluar, në sektorin e kujdesit lidhën një kontratë për të bërë praktikë rreth 4000 persona më pak se një vit më parë. Sipas shifrave jo përfundimtare, kjo korrespondon me një rënie prej shtatë për qind, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave. Në një kohë që në vitin 2021 ishin lidhur 56.300 kontrata të reja për trajnimin e infermierisë, në vitin 2022 pati vetëm 52.300 të tilla, raporton DW, përcjellë albinfo.ch.
Nevoja për staf infermieror do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme: në fund të marsit, Zyra Federale e Statistikave llogariti se numri i njerëzve që kanë nevojë për kujdes në Gjermani do të rritet me 37 për qind deri në vitin 2055, vetëm për shkak të plakjes së popullatës. Njerëzit që hyjnë në shtëpitë e pleqve në moshë të shtyrë zakonisht qëndrojnë atje. Në vitin 2035, numri i personave që kanë nevojë për kujdes mund të arrijë në 5.6 milionë vetë, shifër që do të korrespondonte me një rritje prej 14 për qind krahasuar me fundin e 2021, shkruan DW, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












