Lajme
Artisti shqiptar, Ilir Tsouko, prezanton ekspozitën e tij të titulluar “Life in Limbo”, në Galerinë “Space52”
Artisti shqiptar, Ilir Tsouko, prezanton ekspozitën e tij të titulluar “Life in Limbo”, në Galerinë “Space52” në Athinë. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, u zhvillua gjithashtu paneli i diskutimit ‘‘Si tregojmë histori? Rreth fuqisë së gjuhës dhe imazheve’’. Ekspoziata do të jetë e hapur deri në datën 29 prill 2023, përcjell albinfo.ch.

Në Galerinë Space52 në Athinë u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës të artistit vizual shqiptar Ilir Tsouko, të titulluar “Life in Limbo”, me kuratore znj. Adela Demetja, e cila paraqiste një përzgjedhje fotografish dokumentare nga jeta e përditshme e refugjatëve afganë, gjatë periudhës së strehimit të tyre në një resort në Shqipëri në vitin 2021-2022, bashkë me disa video të pamontuara, të cilat Tsouko ka filmuar gjatë vizitës së tij në Afganistan më 2021.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, Oficerja Koordineuse për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Fondacionet Gjermane ‘’Heinrich Boll Stiftung’’ dhe ‘’Friedrich Ebert Stiftung’’, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale, si dhe personalitete nga bota e gazetarisë dhe të shoqërisë civile në Greqi.

Në flalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja znj. Hajdaraga pasi përgëzoi artistin për prezantimin e punës dinjitoze, shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e pakursyer të Ambasadës për prezantimin më të gjerë të punës së tij në aktivitete të ardhshme, në kuadër të promovimit të vlerave artistiko-kulturore shqiptare nëpërmjet artit.
Në të njëjtin ambient u zhvillua gjithashtu paneli i diskutimit ‘‘Si tregojmë histori? Rreth fuqisë së gjuhës dhe imazheve’’, me folës Ilir Tsouko (ZEIT Magazin – The Washington Post), Silke Weber (DIE ZEIT – SZ Magazin), Homa Ahmadi, politikane afgane në mërgim, Hasina Haidari, ish-gjyqtare afgane, dhe Parwin Hamkar, ish-prokuror në Kabul.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 29 prill 2023.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











