Lajme
Francezët nuk ndalen, sërish protesta kundër reformës së pensioneve
Raportohet se francezët janë thirrur sërish sot, për të 11-tën herë që nga janari, për grevë dhe protestë kundër reformës së pensioneve të promovuar nga presidenti Emmanuel Macron, në një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar mes sindikatave dhe qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Komiteti ndërsindikal shpreson në një mobilizim masiv, ndërkohë që qeveria pret vendimin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë më 14 prill për kushtetutshmërinë e kësaj reforme jopopullore. Autoritetet parashikojnë se protestat do të jenë më pak masive se ato të mëparshme.
Plani i Macron, i cili përfshin kryesisht rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, u miratua më 20 mars pas javësh protestash dhe debatesh të pafrytshme në Asamblenë Kombëtare. Për miratimin e tij u përdor një mekanizëm kushtetues që e lejonte pa votën e Parlamentit. Rezultati ishte përkeqësimi i marrëdhënieve midis kreut të shtetit dhe partnerëve socialë, veçanërisht konfederatës reformiste të punës CFDT.
Një takim i djeshëm mes kryeministres Elizabeth Bourne dhe ndërsindikatës – që numëron 8 sindikata – nuk solli rezultate dhe sindikatat folën për një “dështim”.
Problemet pritet të jenë më të vogla se në ditët e mëparshme të mobilizimit, kryesisht në transport, por lodhja vihet re tek qytetarët që i përdorin. Më 28 mars, ditën e mëparshme të aksionit, 740,000 protestues në gjithë Francën, sipas Ministrisë së Brendshme, “më shumë se dy milionë”, sipas sindikatës CGT, kishin marrë pjesë në mobilizim.
Këtë herë autoritetet presin që të marrin pjesë 600,000 deri në 800,000 njerëz, 60,000 deri në 90,000 prej tyre në Paris. Do të mobilizohen 11 mijë e 500 policë dhe xhandarë, pasi incidentet ndodhën në marshimet e fundit.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri











