Lajme
Zvicra do të pajiset me një armë të re antitank
Forcat e Armatosura të Zvicrës, pavarësisht se nuk marrin pjesë në konflikte në vende të tjera, ata janë pjesë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Në janar 2023 kjo ushtri ka 24.000 anëtarë aktivë. Me një buxhet prej 5.56 miliardë € në vit.
Së fundmi, mediat zvicerane shkruajnë se ushtria e vendit do të pajiset me një armë të re kundërtank tokë-tokë për të zëvendësuar TOW-in tashmë të vjetëruar të vitit 1990, i cili ishte armatimi kryesor i tankut 90 grenadier, i prodhuar nga GDELS-Mowag: arma e re është prodhim SPIKE LR2, me të cilën tashmë janë furnizuar shumë ushtri evropiane.
Thuhet se propozimi për blerje do t’i paraqitet Kuvendit për miratim me mesazhin për ushtrinë 2024, thuhet në një deklaratë të Armasuisse.
Gjatë analizave të armës, thuhet se SPIKE LR2, i cili mund të godasë tanket e armikut edhe në distanca të gjata, do të përdoret nga këmbësoria fillimisht si një sistem i lëvizshëm. Gjithashtu mund të montohet në një automjet.
Vlen të theksohet se prodhimi zhvillohet kryesisht në Gjermani, por zhvillimi dhe dizajni janë të përqendruara në Izrael.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











