Lajme
Personi më i pasur në Zvicër, një gjerman
Revista “Forbes” ka nxjerrë renditjen e personave më të pasur përgjatë vitit 2022. Sa i përket Zvicrës, personi më i pasur është një shtetas gjerman. Klaus Michael Kühne i lindur në Hamburg të Gjermanisë, ka jetuar që nga viti 1975 në Schindellegi të Zvicrës, përcjellë albinfo.ch.
85-vjeçari, u pasurua kryesisht me kompaninë e tij të logjistikës Kuehne + Nagel, të cilën gjyshi i tij e themeloi në 1890. Kühne është një aksioner kryesor në Grupin Lufthansa, kompaninë e transportit Hapag Lloyd dhe klubin gjerman të futbollit Hamburger SV. Gjithashtu interesante: Kühne është një nga përfituesit kryesorë të krizës së Corona, e cila rezultoi në një bum logjistik global. Sipas revistës së biznesit “Bilanz”, pasuria e tij në vitin 2020 ishte “vetëm” 13 miliardë franga – sot është mbi 20 miliardë franga më shumë, raporton 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
Megjithatë, në renditjen botërore të “Forbes”, Kühne renditet në vendin 29-të. Miliarderi më i vjetër në botë është magnati 101-vjeçar i sigurimeve George Joseph me 1.3 miliardë dollarë. 15 persona janë 30 vjeç ose më të rinj. I sapoardhuri më i pasur i vitit është Mark Mateschitz me 34.7 miliardë dollarë. Ai trashëgoi 49 për qind të biznesit të pijeve energjike Red Bull nga babai i tij, i cili vdiq në tetor 2022, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
Brenda një viti ka pasur shumë lëvizje në listën e njerëzve më të pasur në botë: pothuajse gjysma e miliarderëve janë më të varfër se më parë. 254 persona kanë humbur statusin e tyre miliarder. 150 persona hynë në listë për herë të parë. Mosha mesatare e miliarderëve në botë është 65 vjeç, raporton 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











