Lajme
Ky është apartamenti më i shtrenjtë me qira në Zvicër
432.000 franga në vit
Mungesa e banesave dhe rrjedhimisht rritja e qirave, janë një temë e nxehtë në Zvicër, por nëse mendoni se po paguani shumë për banesat tuaja, nuk jeni: apartamenti më i shtrenjtë i vendit është ende për t’u rrëmbyer, përcjell albinfo.ch.
Për ‘vetëm’ 36,000 franga në muaj, ose 432.000 franga në vit, ju mund të jetoni në një apartament me 7 dhoma, 343 metra katrorë, i cili aktualisht është i lirë dhe kërkon qiramarrës të rinj. Për këtë çmim, ju do të keni një apartament dykatësh me një tarracë në çati dhe pamje spektakulare.
Ky apartament nuk është në Gjenevë, ku qiratë janë jashtëzakonisht të larta, ose të paktën në Cyrih, qyteti më i shtrenjtë në botë.
Por jo, ky vend ndodhet në Lucern, në vendndodhjen më të mirë, në shëtitoren e liqenit të Lucernit.
Sipas dëshirës, apartamenti mund të mobilohet edhe para se të banoni. Nëse mund ta përballoni këtë apartament, kjo është e qartë, ju jeni të sigurt financiarisht. https://www.handelszeitung.ch/panorama/das-ist-die-teuerste-mietwohnung-der-schweiz-590730
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit











