Lajme
La mërgimin për të kultivuar rozmarinë në vendlindje
Ani pse kanë shumë vjet në mërgim, shumë shqiptarë po marrin vendimin për t’u kthyer dhe për të investuar në vendlindje. I tillë është edhe rasti i Sajmir Kaçulit, i cili ka vendosur të kthehet në tokën e tij në Shetaj të Durrësit për të kultivuar rozmarinë, përcjell albinfo.ch.
Kaçuli tregon përse zgjodhi pikërisht këtë kulturë për ta kultivuar, tregun e shitjes dhe natyrisht pritshmëritë nga kjo eksperiencë: “Është një bimë shumë e mirë, që mendoj se do të sjellë fitime në të ardhmen”.
Ndonëse shprehet i kënaqur, edhe Sajmiri, si çdo fermer, tregon problematikat që has dhe mbështetjen që duhet t’u bëhet fermerëve nga shteti: “Problem është vaditja. E nevojshme është edhe një pikë grumbullimi”.
Ai shpreson që në të ardhmen të tërheqë edhe familjen e tij nga emigrimi dhe tokat që ka përreth, që sot janë me ferra, t’i kthejë në toka bujqësore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













