Lajme
Pse pinë më pak qumësht gjermanët?
Konsumi i gjalpit dhe djathit është gjithashtu në rënie
Shifrat tregojnë se edhe konsumi i produkteve të tjera të qumështit është në rënie: për shembull, konsumi vjetor i gjalpit ra me 12.6 për qind dhe vitin e kaluar arriti në afro 5.3 kilogramë për frymë. Konsumi i djathit gjithashtu ka rënë, nga 25.3 kilogramë në 2021 në 24.6 kilogramë vitin e kaluar. Vetëm produktet e qumështit me proteina, të përdorura për shembull në ushqimet sportive dhe përzierjet e pjekjes, shënuan rritje në konsumin për frymë me gati katër përqind në 610 gram.
Sipas BLE, rënia e konsumit të qumështit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të qumështit si dhe rritjes së shitjeve të produkteve zëvendësuese të qumështit me bazë bimore, si p.sh. qumështi i tërshërës.
1900 ferma qumështi më pak se një vit më parë
Rënia e konsumit të qumështit po ndikon edhe në prodhimin e qumështit në Gjermani. Sipas BLE, sasia e qumështit të prodhuar vitin e kaluar ra me më shumë se gjashtë për qind në rreth 4.2 milionë tonë.
Kështu, numri i fermave me lopë qumështi ra nga 54.800 në 52.900, sipas të dhënave të BLE. Numri i lopëve u zvogëlua me rreth 23000 krerë, që do të thotë se çdo fermë qumështore kishte mesatarisht 72 lopë qumështore. Nga ana tjetër, rendimenti mesatar vjetor i qumështit për lopë u rrit sërish lehtësisht, nga 8481 kilogramë në 8499 kilogramë./dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











