Lajme
Gjermani: Rritet numri i pikave mbushëse të automjeteve elektrike
Numri i stacioneve të rikarikimit për makinat elektrike në Gjermani u rrit me 35% vitin e kaluar, duke tejkaluar shkallën e rritjes së nevojshme për të mbajtur të njëjtin hap me përhapjen e makinave elektrike me bateri në vend, deklaroi të martën shoqata e sektorit të energjisë, BDEW.
Në tetor të vitit të kaluar, qeveria gjermane miratoi një plan që parashikon shpenzime 6.3 miliardë euro në tre vjet, për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të rikarikimit, si pjesë e strategjisë drejt emetimeve neto zero nga transportet.
BDEW, e cila përfaqëson kompanitë e shërbimeve, deklaroi, në bazë të llogaritjeve të saj, se rritja e infrastrukturave të instaluara të rikarikimit, e ofruar si nga sektori publik, edhe nga kompanitë private, tejkaloi me 20% shifrën e nevojshme për të mbajtur të njëjtin hap me rritjen e makinave elektrike të regjistruara deri më tani.
Nga totali i ri prej 80.541, numri i stacioneve të rikarikimit ultra të shpejtë (HPC) me fuqi më të madhe se 150 kilowatt, i cili siguron autonomi për një distancë prej 100 kilometrash (62 milje) në pak minuta, është rritur me 83% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 7.037 stacione.
Ndërkohë, numri i stacioneve të rikarikimit të shpejtë që përdorin energji elektrike me rrymë direkte (direct current – DC) mes 22 dhe 149 kW është rritur me 15%, duke arritur në 6.216 njësi.
Në kategorinë e tretë, numri i stacioneve të rikarikimit normal, mes 11 dhe 22 kW me rrymë të alternuar (alternating current – AC) për përdorim privat dhe gjysmëpublik, u rrit me 34% në 67.288 njësi, sipas të dhënave.
Në fund të vitit 2022, kompanitë siguruan 2,47 gigavat (GW) fuqi të instaluar për makinat elektrike krahasuar me 1.74 GW një vit më parë.
Të dhënat e qeverisë në tetor të vitit të kaluar tregonin 1.5 milionë makina tërësisht elektrike në përdorim, një e dhjeta e objektivit të qeverisë për vitin 2030.
Kerstin Andreae, drejtore e përgjithshme e BDEW, deklaroi në një konferencë për shtyp se shoqata llogariti se ritmi aktual i rritjes do të prodhonte vetëm 8 milionë automjete krahasuar me objektivin e qeverisë prej 15 milionë makinash në vitin 2030.
Masat që mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimit përfshijnë më shumë bonuse për blerësit e makinave elektrike, duke nxitur punëdhënësit të ofrojnë rikarikim në vendin e punës dhe përshpejtimin e lejeve të nevojshme – tha Kerstin Andreae/ Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













