Lajme
Urime Fitër Bajrami!
Nesër i gjithë komuniteti mysliman anembanë botës shënon festën e Fitër Bajramit, festë kjo e cila vjen pas 1 muaji agjërim.
Përmes një mesazhi, përfaqësuesi i forumit KFAIOS Hoxhë Mustafë Memeti ka uruar gjithë besulimtarët duke u dëshiruat dashuri e tolerancë.
Mesazhi i plotë:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit në emër të forumit (KFAIOS) dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve shqiptarë islam i uroj festën e Fitër Bajramit duke dëshiruar që mes nesh të mbretroj dashuria, solidariteti, toleranca, akceptanca, respekti reciprok dhe unifikimi në çështjet madhore sepse vetë në këtë nënyrë do të jemi të lumtur.
Pas mësimave që na jep muaji i shenjtë i Ramazanit për dëlirësi e solidaritet, qëndrueshmëri e vetëpërmbatje ndaj sprovave të perditshme, nesër besimtarët shqiptarë muslimanë festojnë Fitër Bajramin.
Si përherë, festa e Fitër Bajramit shenon fundin e rrugtimit një mënyrë të prirë nga mishërimi në gjendjen e përditshme të tjetrit, në shtimin e ndjeshmërisë për nevojtarët dhe skamnoret dhe domosdoshmërinë për t’iu ardhur në ndihmë! Festën të cilën pe përjetojmë me vullnetin e Zotit, është edhe një mundësi që t’jemi mirënjohës Atij, që na mundësoi të jetojmë nën ombrellën e besimit tonë, të akceptojmë njeri tjetrin dhe ta ndajmë dashninë mes veti, të shprehim solidaritet dhe dhimbje ndaj atyre që për shumë arsyje nuk mund të gëzohen.
Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këtë festë të madhe e të bekuar, i ftoj të gjithë besimtarët shqiptarë islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të sinqert dhe të mirë që të kultivojnë vlerat njerzore, humane dhe inovative ndaj familjës, miqëve, fqinjëve dhe të gjithë qytetareve pa dallim fe, ngjyrë dhe etnie, të respektojnë diverzitetin, larminë dhe konceptet universale dhe të nderojë dallimet me të cilat na ka karakterizuar Krijuesi i univerzit!
Kam knaqësinë në emër të forumit (KFAIOS) dhe në emrin tim të ju uroj këtë festë të madhe!
Me respekt
Hoxhë Mustafë Memeti
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









