Lajme
Prapaskenat e kurorëzimit të Mbretit Charles
Mbreti do të vendosë kurorën e Shën Eduardit, e cila është e zbukuruar me më shumë se 400 rubinë dhe safirë dhe Camilla ka zgjedhur të mbajë kurorën e mbretëreshës Mary, e cila përbëhet nga 2200 diamante.
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzim, ndërkohë që dukesha e Sussex-it do të qëndrojë në Kaliforni së bashku me dy fëmijët e saj. Thuhet se Harry-i do të qëndrojë i ulur larg vëllait të tij, në mënyrë që mos lindë asnjë konflikt ose debat. Të shumë janë të ftuarit, të cilët nuk do të marrin pjesë në kurorëzim.
Një prej tyre është presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe shumë komentatorë britanikë kanë akuzuar presidentin, duke u shprehur se ai nuk po respekton këtë traditë të rëndësishme. Ishte vetë “Shtëpia e Bardhë” që konfirmoi se Biden është tërhequr nga ceremonia dhe në vend të tij thuhet se do të shkojë “Zonja e Parë”.
Sipas “The Guardian”, përveç Joe Biden, shumë këngëtarë të njohur britanikë, si Adele, Ed Sheeran, Elton John dhe Harry Styles, nuk pranuan të performonin për familjen mbretërore. Ndërkohë artistët zyrtarë do të jenë Lionel Richie, Andrew Lloyd dhe Katy Perry.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













