Lajme
Banorët e Graubünden duhet të evakuohen deri të premten
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut fshati Graubünden i Brienz duhet të evakuohet deri të premten në orën 18:00, ka bërë me dije stafi drejtues i Albula, shkruan RTS.
Një vëllim shkëmbi prej dy milionë metra kub po lëviz aq shpejt sa që pritet të shembet brenda një deri në tre javë.
Stafi komandues ka nisur “fazën portokalli”, e cila parashikon evakuimin “me rregull” të fshatit. Duhet të organizohet një takim publik. Kafshët shtëpiake gjithashtu duhet të evakuohen. Rrugët hyrëse në fshat janë të mbyllura, përcjellë albinfo.ch.
Javën e kaluar, ekspertët vunë re se rrëshqitja e zonës “Insel” është përshpejtuar. Shpejtësia e rrëshqitjes “tashmë është aq e lartë në të gjitha pikat matëse” saqë pritet që kjo zonë së shpejti të shembet.
Ekspertët nuk mund të parashikojnë saktësisht se si do të shkëputet zona “Insel” nga mali. Më e mundshme është një numër i madh rrëshqitjesh nga disa qindra mijëra metra kub. Një rrëshqitje e ngadaltë por afatgjatë në formën e një rrjedhje mbeturinash që mund të arrijë dhe të dëmtojë fshatin, shkruan RTS.
Përpara se të ndodhë një ngjarje e madhe, priten rrëshqitje të vazhdueshme shkëmbinjsh nga pjesa perëndimore e zonës “Insel”, ku disa zona paraqesin rrezik “akut” të rrëshqitjes së shkëmbinjve. Këto rrëshqitje nuk përbëjnë rrezik për fshatin, theksojnë ekspertët, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












