Lajme
Banorët në Graubünden ndihen të pasigurt pas vendimit për evakuim
Pas vendimit të autoriteteve të Albula, banorët e fshatit Brienz të Graubündenit duhet të largohen nga shtëpitë e tyre më së largu deri të premten, përcjellë albinfo.ch.
Banorët tashmë kanë filluar të përgatiten për largim. Për 20minuten ata thanë se po kërkojnë një zgjidhje. “Është një kohë e keqe, aktualisht jemi duke punuar për një zgjidhje. E kam kokën plot”, u shpreh ajo.
“Është një situatë e keqe për të gjithë ne. Ti thjesht nuk e di nëse do të humbasësh tërë ekzistencën tënde apo jo,” thotë Renato Liesch. Sipas tij shumë fshatarë as që mund ta imagjinojnë se sa gurë dhe gurë po rrëshqasin. “Nëse gjërat shkojnë keq, atëherë Brienz nuk do të ekzistojë më. Ne më të rinj, do shkojmë mirë deri diku. Po ato të vjetrat?” u shpreh ai për 20minuten.
Liesch dëshiron të qëndrojë në fshat deri në fund, por që disa gjëra personale i ka dërguar në Mayensäss-in e tij. Nëna e tij ka gjetur strehim në një fshat fqinj. “Nesër do t’i paketoj gjërat e nënës sime, të enjten timen dhe të premten do t’i ndihmoj të tjerët në fshat”, thotë Liesch. Por ai nuk ka frikë nga gurët, por nga e ardhmja. “Gjithçka është kaq e pasigurt. A do të qëndrojnë ende shtëpitë? Po sikur të mos ktheheshim fare në fshat?”, tregon ai.
Një grua tjetër, e cila do të dalë në pension, u largua nga fshati një javë më parë. “Unë dhe burri im e dinim që nuk do të kalonte shumë. Ishte tepër e vështirë dhe aspak e këndshme të largoheshe nga Brienz. Ne jetojmë në një apartament të vogël dhe duhet të gjejmë rrugën tonë, kjo është jeta jonë për momentin. Të gjithë janë të prekur njëlloj nga kriza, pavarësisht nga mosha, ndryshimi i vetëm është se ne u evakuuam vetë”, thotë ajo.
Otto Vogler i cili jeton në Brienz tash e 25 vjet për 20minuten thotë se do të qëndrojë tek vajza e tij dhe e ka pasur të vështirë të pranojë faktin se do të duhet të evakuohet. “Kam 25 vjet që jam i vetëpunësuar dhe nuk kam pasur nevojë të kërkoj ndihmë nga askush, tani më duhet vetëm të largohem nga fshati. Jeta vazhdon,” është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut














