Të tjera
Shkatërrohet karteli i drogës nga Ballkani
Policia e Serbisë organizoi një operacion të gjerë antidrogë në mbarë vendin, në fund të të cilit ranë 13 persona, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokainë.
Operacioni i policisë erdhi pas hetimeve disa mujore dhe u shtri në qytetet e Beogradit, Nishit, Llazarevcit, Suboticës dhe Zrenjaninit.
Në një komunikatë për shtyp për këtë operacion, shefi i policisë, Ninosllav Cmolliç bëri me dije se të arrestuarit ishin pjesë e rrjetit më të madh të kokainës në rajonin e Ballkanit.
Sipas tij, “Karteli ballkanik” siguronte sasi të mëdha kokainë në Kolumbi, Brazil dhe Ekuador dhe e shpërndante më pas në Europë, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
“Së paku, 6 tonë kokainë të kapura në vitin 2020 janë të lidhura me udhëheqësit e arrestuar sot dhe anëtarët e arrestuar më parë të kartelit të lartpërmendur”, tha Cmolliç.
Mësohet se ky grup i organizuar kriminal përbëhej nga 20 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
“Nga shtatë persona që nuk u arrestuan, dy prej tyre janë duke vuajtur dënimin me burg në Holandë dhe Peru. Një është në paraburgim dhe katër janë në arrati”, njoftoi Prokuroria për krim të organizuar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












