Lajme
Gratë në Zvicër më pak të paguara, reagojnë sindikatat
Sektorët si kujdesi për fëmijët, shërbimet sociale dhe parukeria, të cilët tërheqin një numër të madh punonjësesh femra, janë zakonisht më të papaguarit, tha të martën Federata Sindikale Zvicerane.
Një përqindje e lartë të grave punëtore vuajnë nga paga më të ulëta, u ankuan udhëheqësit e sindikatave zvicerane përpara Grevës së Grave të muajit të ardhshëm.
Sektorët si kujdesi për fëmijët, shërbimet sociale dhe parukeria, të cilët tërheqin një numër të madh punonjësesh femra, janë zakonisht më të papaguarit, tha të martën Federata Sindikale Zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
“Sa më e lartë të jetë përqindja e grave në një industri, aq më të ulëta janë pagat e praktikantëve”, tha zëvendëspresidentja e federatës, Vania Alleva.
“Kjo tregon qartë se nuk ka të bëjë vetëm me profesione individuale – ka një pabarazi strukturore”, tha ajo.
Katër në dhjetë gra fitojnë më pak se 5,000 CHF (5,577 dollarë) në muaj dhe 25% fitojnë nën 4500 CHF, sipas hulumtimit të sindikatave.
Kufiri zyrtar i varfërisë në Zvicër është përcaktuar si CHF 2,289 në muaj për një person beqar dhe CHF 3,989 për dy të rritur dhe dy fëmijë.
Hendeku gjinor i pagave do të jetë fokusi qendror i Grevës së Grave të këtij viti më 14 qershor, së bashku me një protestë ndaj formave të tjera të diskriminimit dhe ngacmimit në vendin e punës.
Por punëdhënësit kanë hedhur poshtë kërkesat e sindikatave për paga më të larta për të ashtuquajturat “punë të grave”.
“Nivelet e pagave llogariten sipas vlerës së shtuar që sjellin disa vende pune. E njëjta gjë vlen edhe për burrat, ashtu edhe për gratë”, tha një zëdhënës i Shoqatës së Punëdhënësve Zviceranë për transmetuesin publik zviceran SRF.
“Thjesht, rritja e pagave do të rriste koston e shërbimeve dhe produkteve”, tha ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













