Lajme
Parashikim: Temperaturat globale do të rriten në nivel rekord në 5 vjetët e ardhshme
Temperaturat globale ka gjasa të rriten në nivel rekord në 5 vjetët e ardhshme, të nxitura nga çlirimi i gazrave serrë dhe dukuria natyrore e njohur si “El Ninjo”. Kështu thotë një raport i përditësuar i publikuar nga Organizata Meteorologjike Botërore.
Kjo e fundit parashikon se janë 66% shanset që temperaturat sipërfaqësore të kalojnë përkohësisht pragun prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale në 5 vjetët që vijnë.
Gjithashtu, organizata vlerëson se ekzistojnë 98% të shanseve që temperatura e lartë të thyej rekordin.
Nga ana tjetër, fenomeni “El Ninjo” dhe ndryshimet e klimës së bashku do të rrisin temperaturat globale dhe ngrohja e Arktikut pritet të jetë tri herë më e lartë se mesatarja.
Ky raport nuk do të thotë se do të përjetojmë në mënyrë të përhershme nivelin e 1.5 gradëve Celsius të specifikuar në Marrëveshjen e Parisit.
Sidoqoftë, OMB po u bie kambanave të alarmit se kuota në fjalë do të tejkalohet në baza të përkohshme me një frekuencë në rritje.
Temperaturat më të larta do të kenë pasoja për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujërave dhe ambientin. Raporti nënvizon se duhet të përgatitemi.
Në fakt, ai u hap rrugë bisedimeve se si të përforcojmë shërbimet që ndikojnë tek moti dhe klima dhe se si të përshtatemi ndaj këtyre ndryshimeve.
Gjithashtu, dokumenti synon të stimulojë diskutimet mbi caktimin e përparësive për të mbrojtur njerëzit nga i nxehti ekstrem./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












