Kosova
Mërgata organizon debat në Prishtinë, injorohet nga institucionet dhe partitë
Në Kuvendin e Kosovës sot u mblodhën përfaqësues të mërgatës nën drejtimin e Shoqatës kulturore integrative “Identitet”
Ndonëse tema ishte ‘Mërgata, Kosova dhe Dialogu’, përfaqësues të mërgatës së Kosovës kërkuan nga deputetët e institucionet e Kosovës krijimin e një platforme bashkëpunuese në shumë sektorë. Ata nuk u kursyen as nga kritikat.
“Ne kemi edhe disa kërkesa që do t’u drejtohemi institucioneve, që fatkeqësisht nuk janë këtu me ne. Regjistrimi i mërgatës jo vetëm në numër, por edhe strukturë, mbështetja në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, mbështetja për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, heqja e barrierave dhe krijimi i mundësive për investime në Kosovë të investitorëve të mërgatës”, tha Lulzim Veliu, kryetar i shoqatës “Identiteti”.
Në anën tjetër, mërgata nga Austria u përfaqësua nga Bahri Troja. Ai u fokusua në rolin që luan mërgata në fushën e diplomacisë.
“Në Austri kemi diku rreth 50 shqiptarë që janë të angazhuar në nivelin lokal në politikë. Në këtë mënyrë, ne duhet të bëjmë një koncept, strategji se si mund të bëjmë një bashkëpunim të përvojave në Austri, por edhe të ndihmojmë komunitetin. Por, edhe një bashkëpunim të mirëfilltë me shtetet tona amë. Nga institucionet tona shpesh herë kam qenë i befasuar se kur vijnë në vizitë në Austri nuk takohen këshilltarë të qytetetit që janë 50, por shkojnë takohem me njerëz që vetëm ai flet gjermanisht e jo shqip. Nuk kishte qemë më mirë sesa të shkohet te një komunë kur një shqiptar, këshilltar bashiak, i pret ata me kryetarin e komunës”, tha Troja.
Në këtë tryezë u fol edhe për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
“Në republikat e tjera në Gjermani mësimi i gjuhës amtare, apo të prejardhjes, si quhet atje, është i integruar në sistemin edukativ të republikave përkatëse. Unë personalisht jep mësim në shkolla, ku kemi kërkesa të mëdha të mësimin plotësues nga prindërit”, tha Muhamet Idrizi nga Gjermania.
Derisa drejtues të mërgatës shprehën kërkesat e tyre, ata u injoruan nga zyrtarë institucionalë, ndaj mungesës së cilëve në këtë tryezë shfaqën edhe indinjatë.
“Ne nuk harrojmë, pastaj kur të vijnë zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë ne do t’i presim në diasporë”, tha Veliu, organizator i këtij debati.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













