Lajme
Një bandë vajzash në Zvicër, të përfshira në sherre
Tani tri vajza janë arrestuar
Në qendër të Zugut, tri të reja kërkuan të holla në vende të ndryshme dhe dhanë grushta dhe shkelma. Kështu shkruan në një deklaratë policia kantonale në Zug.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Zug. Tri vajza të moshës 15 dhe 16 vjeçe janë ndier të provokuara nga një grup tjetër dhe ka ndodhur një sherr fizik.
Një 16-vjeçare dhe një 18-vjeçare janë tërhequr nga flokët dhe janë goditur me shkelma e grushta në pjesën e sipërme të trupit, shpinës dhe fytyrës. 18-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe ka shkuar vetë në mjekim.
Pak pas mesnate, një nga të rejat e përfshira më parë u përfshi në një tjetër incident. Në Industriestrasse në Zug, ajo ka pasur një sherr verbal dhe fizik me një 17-vjeçar. I dyshuari 15-vjeçar e ka goditur me tavëll të renë në pjesën e pasme të kokës. 17-vjeçarja ka pësuar një prerje në kokë dhe ka kërkuar vetë trajtim mjekësor.
Pas denoncimit të viktimave në polici, shërbimi rinor i policisë së Zugut, në bashkëpunim me prokurorin e të rinjve të kantonit Zug, kanë identifikuar të rejat e përfshira në krim dhe i kanë arrestuar në vendbanimin e tyre. Ato pranojnë të jenë të përfshirë në ngjarje.
Dy nga tri vajzat e reja nuk jetojnë në kantonin e Zug-ut.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












