Lajme
Tensione në veri të Kosovës, alarmi “pushton” Mitrovicën e Veriut
Serbët mblidhen para objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë mbledhur në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut ka tentuar të hyjë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë.
Aty janë parë edhe ish-zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet Komuna dhe stacioni policor.
Sipas mediave serbe, në Leposaviç dhe Zubin Potok ka pasur grumbullime, prandaj është lëshuar alarmi në Mitrovicën e Veriut.
Në një pjesë të vendit nuk ka energji elektrike dhe valë telefonike dhe interneti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave










