Lajme
SHBA e BE me strategji të përbashkët për Intelegjencën Artificiale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale,”- kështu tha të mërkurën një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që mund t’i sjellë kjo teknologji.
Ky kod vullnetar do ta mbushte boshllëkun rregullator përderisa blloku evropian 27-vendësh po punon për arritjen e disa rregullave për inteligjencën që nuk do të hyjnë në fuqi deri më 2026, tha nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë, që udhëhiqet bashkërisht nga zyrtarë amerikanë dhe evropianë.
“Ne kemi nevojë për inteligjencë artificiale të përgjegjshme. Inteligjenca artificiale e përgjithshme e ndryshon plotësisht gjendjen,”- tha Vestager, duke i referuar konceptit që përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta ta zhvillojnë programimin e tyre vetë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se për draftimin e këtij kodi do të ketë bashkëpunim me ekspertët e industrisë dhe premtoi që “shumë, shumë shpejt do të ketë një propozim përfundimtar se si kjo industri të rregullohet vullnetarisht,”-tha ajo në një konferencë shtypi pas takimit të këshillit në Suedi.
Ky këshill ka “një rol të rëndësishëm për të luajtur për të ndihmuar në krijimin e kodeve vullnetare të sjelljes që do të ishin të hapura për të gjitha vendet që ndajnë të njëjtin mendim,”-tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ky takim vjen mes paralajmërimeve të shumta nga ekspertë për rreziqet që mund të sjellë inteligjenca artificiale. Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike














