Lajme
Zvicra investon miliona në mjekësinë gjinore
Qeveria zvicerane po investon 47 milionë CHF në katër programe kombëtare kërkimore për të mbuluar mjekësinë gjinore, biodiversitetin, teknikat e reja të ndërtimit dhe kultivimin e të korrave, përcjell albinfo.ch
Rreth 11 milionë CHF do të shpenzohen për rritjen e njohurive për aspektet gjinore në kërkimin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor. Rezultatet do të përkthehen në udhëzime për mjekët, stafin infermieror dhe industrinë farmaceutike.
Pabarazitë gjinore në trajtimin mjekësor kanë qenë kohët e fundit fokusi i hulumtimeve të reja. Një numër në rritje i institucioneve, si Universiteti i Lozanës, po përfshijnë gjininë në edukimin mjekësor.
Paragjykimi gjinor i referohet neglizhencës së paqëllimshme, por sistematike, qoftë të grave apo burrave që rezulton në efekte serioze negative në diagnoza dhe në cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Gratë dhe burrat kanë nivele të ndryshme të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të caktuara dhe shpesh përjetojnë simptoma të ndryshme, të cilat mund të kenë një ndikim thelbësor në mënyrën se si një sëmundje diagnostikohet dhe trajtohet.
Nga buxheti i mbetur, 15.5 milionë CHF do të ndahen për promovimin e biodiversitetit dhe shërbimeve të qëndrueshme të ekosistemit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













