Lajme
Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike, alarmante
Bisedimet e Kombeve të Bashkuara për të ulur ndotjen nga mbeturinat e plastikës filluan në Paris me një thirrje urgjente për të marrë masa.
Drejtoresha e programit UNEP, program i OKB-së për mjedisin, Inger Andersen, tha se plastikat që hidhen pas përdorimit “janë duke u marrë frymën sistemeve tona ekologjike”. E vërtetë është po ashtu “që ne nuk mund ta luftojmë këtë problem me anë të riciklimit”, tha ajo për DW.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti ndotjen e mjedisit nga mbetjet plastike “bombë me sahat”, e cila e ka marrë botën peng.
Plehrat plastike shkaktojnë rreziqe për shëndetin e njeriut, për shumëllojshmërinë e llojeve dhe për klimën. Prioritet duhet të jetë reduktimi i prodhimit të lëndëve plastike dhe ndalimit “sa më shpejt të jetë e mundur” të prodhimit të lëndëve plastike njëpërdorimëshe, të cilat dëmtojnë mjedisin, u shpreh Macron, përcjell albinfo.ch.
Nëse nuk veprohet menjëherë, deri në vitin 2060 plehrat plastike do të jenë trefishuar. Ai kërkoi po ashtu t’i jepet fund eksportit të plehrave plastike nga vendet e industrializuara në jugun global.
Kryetari i komitetit ndërkombëtar të bisedimeve të Parisit, Gustavo Meza-Cuadra Velásquez, potencoi edhe një sfidë tjetër. Vendet, toka, uji, ajri dhe trupi i njeriut janë prekur nga plastika. Ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojnë të gjithë, u shpreh ai.
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duan që deri në fund të 2024 t’i japin fund ndotjes me plehra plastike. Planet parashikojnë që deri në vitin 2024 të mbahen gjithsej pesë raunde bisedimesh, shkruan DW.
Vitin e kaluar 175 shtete premtuan që deri në vitin 2024 të bien dakord për një marrëveshje të detyrueshme për të luftuar ndotjen plastike të mjedisit dhe të ujërave.
Lëndët plastike janë kudo jo vetëm në veshje, lëndë ndërtimi, paketime, pelena, akullin polar dhe barkun e peshqve që jetojnë në thellësi të deteve, por edhe në gjakun e njeriut, madje dhe qumështin e nënës janë vërejtur tashmë pjesëza plastike.
Dy të tretat e sasisë prej 460 milionë tonësh lëndë plastike të prodhuara së fundi, hidhen pas një përdorimi ose pas një përdorimi të pakët. Vetëm dhjetë% e sasisë së prodhuar të lëndëve plastike futet në riciklim.
Përveç kësaj, produktet plastike të prodhuara nga nafta e papërpunuar përshpejtojnë ndryshimin e klimës. Në vitin 2019 ato shkaktuan 1,8 miliardë tone gazra që shkaktojnë efektin serrë duke qenë kështu përgjegjës për 3,4 përqind të gazrave të dëmshme të botës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











