Lajme
800.000 vende pune në rrezik, në Britaninë e Madhe
Stelantis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, brenda të cilit operon edhe Opel. Kompania ka shtuar presionin ndaj qeverisë britanike: ose të rinegociojë menjëherë një pjesë të marrëveshjes tregtare të Brexitit me BE-në ose do t’i duhet të mbyllë fabrikat e saj në Britani të Madhe, shkruan DW.
Kjo rrezikon humbjen e qindra mijëra vendeve të punës, pasi Stelantis punëson rreth 250.000 njerëz në disa vende.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të zbatohen rregulla më të rrepta për produktet industriale ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Sipas marrëveshjes së Brexit-it, 45 për qind e komponentëve të makinave elektrike duhet të jenë me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar ose nga Bashkimi Evropian, për t’u eksportuar në territorin e BE-së pa taksa.
Nga viti 2027 duhet të jenë madje deri në 65 për qind me origjinë nga këto vende, përcjell albinfo.ch.
Kjo është e rrezikshme, thotë Mike Howes, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Britanike të Tregtisë së Industrisë Automobilistike. Bateritë, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të vlerës së makinave elektrike, janë të vështira për t’u gjetur. Prodhimi vendas nuk mund të plotësojë kërkesën, thotë ai për DW.
Andi Palmer, një ekspert i industrisë së automobilave dhe ish-menaxher i Nissan, ka frikë se kjo nuk do të prekë vetëm rreth 5000 punonjës në Stelantis. Në total, rreth 800.000 vende pune në Britaninë e Madhe janë të lidhura me industrinë e makinave, thotë Palmer, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











