Të tjera
Zgjedhjet në Malin e Zi, Abazoviq: Shumë më mirë se herave të tjera
Qytetarët e Malit të Zi sot u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.
Kryeministri në detyre i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha para mediave se është i bindur që do të punohet më shumë në të mirë të Malit të Zi.
“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi. Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasur shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë”, theksoi Abazoviq.
“Sa më përket mua apo partisë që e përfaqësoj, unë nuk kam dilemë se ne kontributin tonë e kemi dhënë jashtëzakonisht dhe se duhet të vazhdojmë me të njëjtën forcë t’i promovojmë ato vlera me të cilat luftojmë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe











