Lajme
Gjermania prezanton strategjinë e parë të sigurisë kombëtare
Sfidat e përballjes me një rend botëror më të paqëndrueshëm, siç shihet nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, do të thotë se mjedisi i sigurisë së Gjermanisë ka ndryshuar dhe vendi duhet të përgjigjet, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz në prezantimin e planit të ri të sigurisë.
Scholz prezantoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila ishte miratuar më parë nga kabineti pas disa muajsh diskutimesh, së bashku me ministrat e tij të Jashtëm, të Brendshëm, Financave dhe Mbrojtjes.
Kjo është strategjia e parë e sigurisë kombëtare e Berlinit, e nisur në një moment kur mjedisi i sigurisë është i tensionuar, mes luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi vitin e kaluar dhe rivalitetin e rritur gjeopolitik midis Kinës dhe SHBA-së.
“Pavarësisht të gjitha ndryshimeve, mbetet detyrë qendrore e shtetit të sigurojë sigurinë e qytetarëve të tij, pa kompromis”, tha kancelari, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Kjo nuk kufizohet më në mbrojtje dhe forcat e armatosura, ose Bundeswehr, por përfshin një gamë të plotë të sigurisë sonë”, theksoi Scholz.
Plani vuri në dukje jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën, si kërcënime për një rend global të bazuar në rregulla.
“Rusia e sotme është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në zonën euroatlantike për të ardhmen e parashikueshme”, thuhet në dokumentin me më shumë se 70 faqe.
“Kina është një partner, konkurrent dhe rival sistemik, e cila po përpiqet në mënyra të ndryshme të riformësojë rendin ndërkombëtar ekzistues të bazuar në rregulla, duke pretenduar gjithnjë e më shumë në mënyrë agresive epërsinë rajonale, dhe duke vepruar vazhdimisht në kundërshtim me interesat dhe vlerat tona”, thuhet në dokument.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Gjermanisë përfshin diplomacinë, si dhe policimin, luftimin e zjarrit, organizatat e ndihmës teknike, bashkëpunimin për zhvillimin, sigurinë kibernetike dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit.
“Të gjitha këto mjete dhe instrumente duhet të ndërlidhen dhe të veprojnë së bashku për të forcuar sigurinë e vendit tonë”, tha kancelari.
Plani përfshin mbrojtjen kombëtare dhe të aleancës, mbrojtjen e infrastrukturës teknike, sigurinë kibernetike dhe të hapësirës, lëndën e parë, energjinë dhe sigurinë ushqimore.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













