Kosova
Presidentja e Kosovës në Luksemburg kërkon mbështetje për proceset integruese
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga kryetari i Dhomës së Deputetëve, Fernand Etgen dhe ministri i punëve të jashtme dhe çështje evropiane, Jeane Asselborn.
Në të dy takimet, Presidentja Osmani ka falënderuar Luksemburgun për mbështetjen zhvillimore të Kosovës që nga viti 1999, në fusha të ndryshme, por edhe në procesin e integrimit evropian.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur besimin për mbështetjen e Luksemburgut edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Në këto takime, Presidentja Osmani ka theksuar se aplikimi për anëtarësim në BE është orientim strategjik i Kosovës, ku shumica e qytetarëve mbështesin integrimin evropian.
Presidentja Osmani, ndër të tjera foli për situatën ne vend e rajon, si dhe angazhimin konstruktiv të Kosovës ne procesin e dialogut me Serbinë dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura sivjet në Bruksel dhe Ohër.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor















