Lajme
Gjermani: Rritet ndjeshëm ekstremi i djathtë
Ekstremizmi i krahut të djathtë ka qenë në rritje në Gjermani, sipas raportit vjetor të shërbimeve sekrete të paraqitur sot nga ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, dhe kreu i shërbimeve të brendshme, Thomas Haldenwang, në Berlin.
Sipas raportit, në 2022, numri i personave të klasifikuar si pjesë e spektrit ekstremist të krahut të djathtë u rrit me rreth 14,5% në 38 800, krahasuar me një vit më parë.
Një nga arsyet për rritjen e mprehtë është se shërbimet sekrete përfshin për herë të parë anëtarë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Partia u dyshua si ekstremiste e krahut të djathtë nga shërbimi sekret vendas, gjë që u konfirmua nga një gjykatë e Këlnit.
“Në funksion të heterogjenitetit që vazhdon të ekzistojë brenda partisë përsa i përket përmbajtjes, megjithatë, jo të gjithë anëtarët e partisë mund të konsiderohen si mbështetës të rrymave ekstremiste”, thuhet në raport.
Shërbimet sekrete vlerësuan se 10 200 anëtarë të AfD-së dhe krahut rinor të saj, “Alternativa e Re për Gjermaninë” (JA), mund të kategorizohen si pjesë e lëvizjes ekstremiste.
“Ne po vërejmë se kufijtë brenda kategorive po bëhen të paqarta dhe po krijohen skena të përziera”, tha Haldenwang, duke shtuar se kërcënimi nga terrorizmi islamik mbetet i lartë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Raporti përmban gjithashtu një paralajmërim urgjent për Kinën.
Shërbimet sekrete aktualisht e konsiderojnë Republikën Popullore si kërcënimin më të madh përsa i përket spiunazhit ekonomik dhe shkencor, si dhe investimeve të huaja direkte në Gjermani.
Në lidhje me Kinën, Komisioni parlamentar i kontrollit të Dhomës së Ulët të Parlamentit gjerman, Bundestag, kërkoi rregulla më të rrepta në maj, për punësimin e anëtarëve të shërbimit publik me njohuri të sigurisë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











