Lajme
Scholz i kërkon Turqisë të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri sërish thirrje Turqisë që të miratojë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa shtoi se anëtarësimi në aleancë për Ukrainën nuk mund të diskutohet derisa lufta vazhdon.
“Jam i bindur plotësisht se Suedia duhet të ulet në tryezën e bisedimeve si një aleate e re së bashku me Finlandën, kur udhëheqësit e NATO-s të takohen në Vilnius, muajin e ardhshëm”, tha Scholz sot në Parlament.
Scholz tha se i kishte kërkuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të hiqte dorë nga kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancë, siç ranë dakord njëzëri vendet e NATO-s në samitin e vitit të kaluar, në Madrid, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Erdogan ka akuzuar vazhdimisht Suedinë se nuk ka ndërmarrë veprime kundër organizatave terroriste, një referencë e dukshme për grupet politike kryesisht kurde nga Turqia dhe mbështetësit e një grushti të dështuar shteti kundër qeverisë së tij më 2016.
Suedia, kohët e fundit, ka forcuar ligjet e saj për terrorizmin dhe gjykata e lartë e vendit miratoi ekstradimin e parë në Turqi të një mbështetësi të dyshuar të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Anëtarësimi në NATO për Ukrainën, megjithatë, është jashtë tryezës së bisedimeve deri në fund të luftës së Rusisë kundër vendit”, tha Scholz.
Parimet e NATO-s për zgjerim përjashtojnë vendet e përfshira në një konflikt aktiv.
Gjeorgjia dhe Moldavia, të cilat kanë kontestuar rajonet separatiste ruse, janë përjashtuar gjithashtu për këtë arsye.
Konflikti në Ukrainë filloi me një kryengritje të mbështetur nga Moska në rajonin e Donbasit, në vitin 2014 përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë











