Lajme
Zjarret pyjore, si do t’i përballojë Zvicra?
Zvicra kaplohet mesatarisht nga 109 zjarre në pyje në vit. Vendet më të prekura janë Valais, Ticino dhe Graubünden, por vitet e fundit edhe Neuchâtel.
“Kishte një zjarr në majën e vreshtave në La Neuveville në korrik 2018, në kantonin e Bernës. Kanë qenë zjarrfikësit e Neuchâtel që kanë ndërhyrë dhe kemi konstatuar se nuk ishim gati përsa u përket pajisjeve dhe strategjisë”, thotë Patrick Vuilleumier, komandant i rajonit të “mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Val-de-Ruz, shkruan RTs.
“Këto janë kushte shumë të ndryshme në krahasim me një zjarr në shtëpi, është më shumë fizik”, shpjegon David Siker, zjarrfikës vullnetar dhe anëtar i kësaj njësie.
“Ndonjëherë duhet të hapësh llogore, ne kemi sharrë elektrike me zinxhir, furçakë, bëjmë edhe kurse me prerëse”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Zjarret në pyje mund të jenë nën tokë, të udhëtojnë përgjatë rrënjëve dhe të rishfaqen aty ku nuk e prisni.
Nëse zjarrfikësit stërviten rregullisht, ata janë veçanërisht në roje ditët e fundit, sepse kantoni Neuchâtel ka kaluar në shkallën e rrezikut 3 nga 5, përkatësisht “rrezik i theksuar”.
Në terren janë inxhinierët kantonalë të pyjeve ata që vlerësojnë këtë nivel rreziku falë vëzhgimeve të detajuara të tokës, shkruan RTS.
“Aty shohim që mbeturinat, gjethet dhe degët e vogla në tokë janë shumë të thata. Nga ana tjetër, kur gërmon, sheh se toka poshtë është ende shumë e lagësht. Prandaj, ekziston një rrezik “i dukshëm”, por nuk ka ndalim zyrtar për të ndezur zjarrin për momentin”, thotë Alix Mercier, inxhinier pylli, përgjegjës për lagjen Val-de-Travers, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













