Kosova
Malet, verërat dhe traditat Kosovës, në serialin e televizionit zviceran
Serialin e përshkon ballafaqimi i Shqipe Sylejmanit me pyetjet rreth identitetit, dallimeve dhe ngjashmërive në mes të dy “atdheve” të saj, Kosovës dhe Zvicrës
Gjatë javës që shkoi, në televizionin e transmetuesit nacional zviceran srf është dhënë një serial me emisione kushtuar Kosovës. Bëhet fjalë për Serialin “G&G Grenzenlos” – Me Shqipe Sylejmanin në Kosovë”.
Siç mund të kenë parë ata që e kanë ndjekur këtë serial, shkrimtarja nga Bazeli, e lindur 35 vite më parë në Prishtinë, gjatë një jave ka prezantuar traditat, ushqimet dhe thesaret e tjera nga shtëpia e saj e dytë, Kosova.
Në njërin nga episodet e shfaqura, Shqipja ka dërguar ekipin televiziv nga Zvicra në bodrumin e njohur të verës “Stone Castle” në Rahovec. Aty, ajo, në bashkëbisedim me shefen e shitjes të kësaj ndërmarrjeje ka hedhur dritë jo vetëm mbi prodhimin aktual të verës në Kosovë por edhe mbi traditën në të cilën mbështet kjo degë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.
Video—->>>VIDEO SRF (episodi për verërat)
Më tej në emision flitet për traditat fetare në Kosovë, ku pjesën dërmuese e përbëjnë myslimanët por ku, ushtrimi i besimit mbetet një çështje individuale, siç e thotë autorja e emisionit. Pasi seriali është xhiruar gjatë kohës së Ramazanit, aty sillet një darkë (iftar) në të cilën janë ftuar Shqipja dhe ekipi televiziv.
Në një episod tjetër bëhet fjalë për malet e Kosovë, gjegjësisht skitarinë dhe ecjen malore. Duke ecur nëpër shtigjet malore të Sharrit, në Brezovicë, Shqipja flet për traditën e skive në Kosovë, që lidhet kryesisht me këtë qendër. Në këtë pikë ajo bën edhe paralelet me Zvicrën që me peizazhin e saj është një vend tipik për sportet e dimrit dhe ecjen në male.
Video—>>> VIDEO SRF (episodi për malet e Kosvës)
Më tutje prezantohet tradita e kuzhinës shqiptare, kosovare, përmes vizitës në shtëpinë e moderatores së njohur Xheraldina Vula, në Brezovicë, ku ajo përgatit një gjellë karakteristike të vendit. Në vazhdim, Shqipja është e ftuar në emisionin për kuzhinën, që Xheraldina drejton në rtv21.
Traditat popullore në veçanti vallet shqiptare, janë në fokus të një episodi të radhës, që realizohet në ambientet e Ansamblit Kombëtar “Shota”.
Gjithë serialin e përshkon ballafaqimi i Shqipe Sylejmanit me pyetjet rreth identitetit, dallimeve dhe ngjashmërive në mes të dy “atdheve” të saj, Kosovës dhe Zvicrës. Dhe, ajo përpiqet të shpjegojë pastaj kompleksitetin e kësaj teme, kaq të pranishme në mediat e këtushme.
“Vendi më i rëndësishëm në Evropë, për Kosovën, është Zvicra. Në fund të fundit, këtu jeton një nga diasporat më të mëdha të saj – dhe pikërisht rrënjët e saj dëshironte t`i bëjë më të njohura seriali “G&G Grenzenlos” – Me Shqipe Sylejmanin në Kosovë”. Kështu, veç tjerash thuhet ë prezantimi e serialit, pjesë nga i cili mund të shikoni në videot në vijim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’? Qyteti zviceran ka qenë tradicionalisht një hapësirë për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Por a e meriton...
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit