Lajme
Belgjikë: Një e treta e kompanive përdorin Intelegjencën Artificiale për punësim
Kompanitë në Belgjikë përdorin gjithnjë e më shumë Intelegjencën Artificiale për punësim, kështu që ky numër në këtë vend është regjistruar të jetë një e treta e të gjitha kompanive.
Sipas hulumtimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge përdorin Intelegjencën Artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50 për qind.
Dhjetë për qind e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur Intelegjencën Artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21 për qind kanë deklaruar se së fundmi kanë kaluar në zbatim atë.
Ndërkaq, 18 për qind e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e IA-së. Kompanitë përdorin robotë të IA-së në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.
“Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15 për qind e punëdhënësve mendojnë se Intelegjenca Artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.
Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i IA-së do të çojë në rritjen e papunësisë. Përderisa 15 për qind e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vjetët e ardhshme, 49 për qind argumentuan se Intelegjenca Artificiale do të krijojë vende të reja pune.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”















