Të tjera
Kosova fiton bindshëm ndaj Zvicrës në basketboll
Prizreni ishte nikoqir i sotëm i ndeshjes mes Kosovës e Zvicrës në basketboll. Këtë ndeshje Kosova e ka nisur me fitore. Dardanët në Prizren kanë mundur Zvicrën 76:49 (18:16, 23:8, 27:14, 8:11).
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa përfundon 18:16. Dardanët ‘ndezën’ motorët në periudhën e dytë. Me një lojë të shpejtë filluan shkëputjen, duke shkuar në pushim me rezultat 41:24.
Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë, ku jo vetëm që ruajti epërsinë, por edhe e thelloi, madje kishte epërsi deri në 31 pikë, 65:34, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 68:38. Dardanët ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit dhe menaxhuan lojën, duke triumfuar bindshëm 76:49.
Te Kosova u dalluan Dardan Berisha me 20 pikë, Drilon Hajrizi me 14 pikë e 12 kërcime dhe Dominic Artis me 19 pikë e gjashtë asistime.
Ndeshja e ardhshme për Dardanët do të jetë kundër Danimarkës në udhëtim më 26 korrik. Tri ditë më vonë janë mysafirë të Zvicrës, kurse kampanjën kualifikuese për Rrethin e Tretë për Eurobasket 2025, e përmbyllin me sfidën kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros











