Lajme
Cyrihu propozon një kartë udhëtimi që kushton 1 frang në ditë
Partia Social Demokratike (PS) po kërkon që të krijohet një leje transporti, e cila kushton 365 franga në vit, ose 1 frang në ditë, për banorët. Partia ka nisur një ofertë referendumi për të përgjysmuar çmimin e biletës vjetore për zonën 110 në Cyrih, vetëm për banorët e qytetit, shkruan The Local.
Aktualisht, një biletë sezonale vjetore që mbulon qytetin dhe rrethinat e afërta kushton 782 franga në vit, që sipas PS-së, është e lartë.
Bashkëpresidenti i PS-së, Oliver Heimgartner, tha për gazetën Tages-Anzeiger se ulja e çmimit do të lehtësonte financiarisht familjet dhe do të inkurajonte më shumë njerëz të përdorin transportin publik në vend të makinës.
“Nëse dëshironi që njerëzit të kalojnë në oferta transporti miqësore me klimën, duhet t’i bëni ato më tërheqëse”, tha Heimgartner, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se shumë familje në Zvicër duhet të paguajnë më shumë se 2500 franga në vit për abonimet e udhëtimit.
Partia do të nisë mbledhjen e firmave për nismën pas verës.
Tre mijë nënshkrime nevojiten që propozimi të shkojë në një referendum, të cilin më pas do të mund ta votojnë banorët e Cyrihut.
Kjo vjen pasi SBB njoftoi se së shpejti do të rriste çmimet e transportit publik.
Ofruesi i transportit publik tha se priste një deficit prej gjysmë miliardë frangash për shkak të inflacionit më të lartë dhe rritjes së kostove të energjisë, ndër faktorë të tjerë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre













