Lajme
Shpëtohen 100 emigrantë në brigjet greke
Roja bregdetare ka shpëtuar pothuajse 100 migrantë me varka në brigjet greke dhe tre persoan janë arrestuar si kontrabandistë të dyshuar.
Të premten roja bregdetare raportoi se 71 migrantë ishin zbuluan në bordin e një varke me vela pranë ishullit Karpathos në Egje. Me sa duket ata ishin nisur nga Turqia drejt Italisë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Sipas Rojes Bregdetare greke, 27 persona të tjerë u shpëtuan nga një varkë në brigjet e ishullit të Rodosit.
Greqia ka planifikuar t’i transportojë migrantët e shpëtuar në një kamp për regjistrim në ishullin e Kosit.
Kontrabandistët e njerëzve sjellin në mënyrë rutinore migrantë në udhëtimin e rrezikshëm detar nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut drejt vendeve anëtare të BE-së, Greqisë, Qipros dhe Italisë.
Në mesin e qershorit, disa qindra migrantë vdiqën pasi një anije peshkimi e mbipopulluar u fundos rreth 50 milje detare (93 kilometra) larg brigjeve greke.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët Propozimi në Cyrih: Biletë Interrail falas për çdo 18-vjeçar... -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë












