Lajme
TikTok paraqet ndryshimet e mëdha
Teknologjia është në “luftë” dhe një aplikacion po i përgjigjet tjetrit me një “shpikje të re”. Kështu gjigandi TikTok po i përgjigjet konkurrentëve të tij, Meta dhe Twitter, me një mjet të ri që lejon përdoruesit të postojnë tekste.
“Me Tekstet, ne po zgjerojmë kufijtë e përmbajtjes për të gjithë në TikTok, duke u dhënë atyre kreativitetin e shkruar që shohim në komente dhe tituj,” njoftoi kompania. Nëse futesh në aplikacion, ku është kamera, do të gjesh edhe opsionin e tekstit, për të postuar çfarë të duash, bashkë me gif-et, por edhe audio.
Normalisht mund të vendosni hashtags, ngjyrën e sfondit dhe çdo gjë që ndihmon krijimtarinë tuaj, transmeton cnn përcjell albinfo.ch. Nuk është rastësi që ky ndryshim vjen në një kohë kur Twitter-i i Elon Musk po bën vazhdimisht ndryshime (madje edhe në logo) dhe Meta ka prezantuar Instagram Threads për të marrë përdoruesit që po largohen nga Twitter.
TikTok po fiton terren, gjë që po ndodh tashmë në moshat më të reja dhe po vjen të plotësojë të gjitha boshllëqet që përdoruesit e tij gjetën në platformat e tjera. Deri me sot.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët Propozimi në Cyrih: Biletë Interrail falas për çdo 18-vjeçar... -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë












