Lajme
Gjermani: Gjithnjë e më shumë refugjatë të 2015-s të punësuar
Në një studim të fundit të Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionin me qendër në Nuremberg, IAB, më shumë se gjysma e refugjatëve që kanë ardhur në Gjermani në vitin 2015 është ndërkohë në marrëdhënie pune. Sipas analizës, kjo nënkupton 10% më shumë se në vitin 2020. Shumica e refugjatëve të vitit 2015 punon në orar të plotë, thuhet në studim. Paga mesatare mujore e tyre nga 1.660 euro në dy vjetët e para pas ardhjes, është rritur në 2.037 euro mesatarisht në vitin e gjashtë të qëndrimit në Gjermani. Në këtë drejtim studimi vëren se integrimi i grave në tregun e punës ecën shumë më ngadalë përpara se ai i meshkujve. Këta përbëjnë 23% të refugjatëve të punësuar.
Nga të dhënat del së gjithnjë e më shumë njerëz të ardhur si refugjatë po punojnë në punë të kualifikuara: Rreth një e treta që nga ardhja në Gjermani ka qenë në shkollime të ndryshme dhe është regjistruar në shkollë të lartë. Më pak se dy të tretat punojnë në një punë për të cilën nevojitet një shkollim profesional ose studime. Megjithatë 41% e refugjatëve janë të punësuar nën nivelin e kualifikimeve apo punëve që kanë kryer para largimit nga vendlindja.
Analizat e IBA lidhen me të dhënat e vitit 2021. Bazë të dhënash është, sipas IBA, pyetësori i informacionit të Zyrës Federale të Migracionit (IAB-Bamf-SOEP). Kjo bazë të dhënash zhvillohet nga Zyra Federale për Migracionin e Refugjatët dhe paneli socio-ekonomk i Institutit Gjerman për Studime Ekonomike./dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











