Futboll
Përjashtimi nga UEFA i kushton Juventusit 80 milionë euro
Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Juventusin nga Kupat e Europës për një sezon dhe zgjedhja e bardhezinjve për të mos apeluar i ka dhënë fund përfundimisht procesit të drejtësisë sportive.
Tani te bardhezinjtë është koha për t’u pajtuar me idenë se mungesa në Evropë do të ketë kosto financiare.
Jo aq për mospjesëmarrjen në Ligën e Konferencave, e cila kapte rreth dhjetë milionë euro fitime, por rëndon si gurë mungesa e kualifikimit në Champions.
Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, vitin e kaluar bardhezinjtë sollën në shtëpi rreth 55 milionë nga pjesëmarrja në Champions League , të cilat u rritën në 65 milionë me kalimin e tyre të mëvonshëm në Europa League.
Këtë sezon mungesa që rezulton nga pjesëmarrja e dështuar në kupat e Europës është rreth 80 milionë krahasuar me 2022-23.
Në këtë pikë, drejtuesit do të duhet nga njëra anë të ulin koston e skuadrës dhe nga ana tjetër të mbledhin mega-të ardhura nga transfertat.
Për momentin, fitimet nga tregtimi i lojtarëve janë në thelb në zero, kundrejt të paktën 60 milionëve të regjistruar në 2022-2023. Kjo do të thotë që, deri më sot, pasqyra e të ardhurave të Juventusit 2023-24 fillon me -200 milionë euro.
La Gazzetta dello Sport shpjegon se deri më 30 qershor 2022, vlera neto e FC Juventus ishte 166 milionë. Duke marrë parasysh humbjen e vitit të kaluar, që nga 30 qershori 2023 duhet të zbresë në rreth 50-60 milionë.
Pa masa korrigjuese, deficiti për sezonin e ri do të çonte kapitalin e aksionerëve në një territor negativ, duke kërkuar ndërhyrje për atë që do të ishte rikapitalizimi i tretë i Juventusit pas 700 milionëve në sezonin midis 2019 dhe 2021.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve












