Lajme
Administrata publike në Gjermani me mungesë të punëtorëve
Sindikatat e administratës publike në Gjermani kanë ngritur alarmin për mungesën e personelit.
“Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW për grupin mediatik Funke.
Ndërkohë që zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se do të ketë mungesë edhe të policëve duke theksuar se nga kjo vuajnë edhe rajonet.
“Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha landet, edhe Policia Federale dhe Zyra Federale e Kriminalistikës” u shpreh ai shkruan DW.
Kreu i Shoqatës së Nëpunësve, dbb Ulrich Silberbach vë në dukje pasojat që do të shkaktojë mungesa e personelit.
“Nëse nuk ecim përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshtet gjermane ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore.
Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të zbrazëta janë në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













