Kosova
Kurti flet në Forumin për Siguri në Bled
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e panelit të diskutimit të liderëve në Forumin e Bledit për Siguri
Gjatë diskutimit ai foli për marrëdhëniet e Kosovës me pesë vendet mosnjohëse në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se atmosfera është më e mirë se që ka qenë në të kaluarën.
Ai tha se Kosova është sukses i dyfishtë; i intervenimit të suksesshëm të NATO-s, i cili ndali gjenocidin mbi shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 dhe i bashkëjetesës, zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik.
Kryeministri u shpreh se qëllimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm që të përfitojnë nga ai, por edhe të kontribuojnë në të. Ndërkohë, krahas Bashkimit Evropian, ai tha se Kosova mezi pret të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe Programit të NATO-s për Partneritetit për Paqe.
Në lidhje me rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor, tha se është e rëndësishme që të ndodhë njohja reciproke, si de facto, ashtu edhe de jure, ndërmjet të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të ketë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të pakicave kombëtare në gjithë rajonin dhe ballafaqim me të kaluarën.
Kurse për sa u përket zhvillimeve të brendshme në vend, krahas rritjes së buxhetit dhe performancës ekonomike, ai foli edhe për situatën në katër komunat në veri, për çka veçoi se tashmë kanë kaluar dy muaj pa asnjë incident dhe as protestë të dhunshme, teksa po përgatitet baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të paraprihen nga një fushatë zgjedhore fer dhe e hapur, e të pasohen me zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në përmbyllje të diskutimit, Kryeministri Kurti deklaroi se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne.
Përveç Kryeministrit Kurti, në këtë panel ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












