Lajme
Scholz vendos fashë në syrin e lënduar sikurse ‘pirat’
Tregon për aksidentin që pati
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është përfshirë në një incident, duke e lënduar rëndë njërin sy. Ai ka vendosur një fashë, duke e bërë vetë publike edhe foton e syrit të mbyllur.
Mediat raportuan se Scholz u rrëzua teksa bënte vrap fundjavën që lamë pas, ndërsa si pasojë e rrëzimit, ai pati dëmtime për shkak të të cilave shtyu edhe disa takime që ishin programuar në fundjavë.
Sot, ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën duket që ka dëmtime në syrin e djathtë, teksa e ka fashuar në stil pirati.
“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket më keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












