Futboll
Këtë sezon, Zvicra me gjashtë lojtarë në Serie A
Mësohet se këtë sezon, gjashtë futbollistë të Zvicrës janë në Serie A. Katër prej tyre u janë bashkuar klubeve elitare italiane së fundi, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarisht numri i lojtarëve të Zvicrës në Itali është trefishuar. Pos Ricardo Rodriguezit (Torino) dhe Michel Aebischer (Bologna) tani në kampionatin italian paraqiten edhe Yann Sommer (Inter), Noah Okafor (Milan), Remo Freuler e Dan Ndoye (Bologna). Vetëm Bundesliga është e prezantuar më shumë në ekipin e përzgjedhësit Murat Yakin.
“Është njëra prej top-pesë ligave. Niveli është shumë i lartë. Shumë skuadra luajnë në gara evropiane”, ka thënë Noah Okafor, që është transferuar nga Salzburgu te Milani. “Për këtë arsye Italia është mundësi e mirë për shumë lojtarë për të bërë hapin tutje në karrierë”.
Por jo vetëm aspekti sportiv e bën Italinë tërheqëse për lojtarët, ka thënë Okafor.
“Kam qenë në qytet me prindërit e mi dy apo tri herë. Milani është qytet kosmopolitan. Të gjithë që e duan ushqimin, e dinë sa mirë është këtu. Por, unë jam në Itali për të luajtur futboll”. Zvicra i ka shumicën e lojtarëve në ligat e mëdha evropiane. Dhe, ky është dallimi më i madh i kësaj përfaqësuese me Kosovën, krahas qasjes profesionale. Kosova i ka vetëm gjashtë lojtarë në top-ligat evropiane. Njëri prej tyre, Aro Muriq, është vetëm rezervist. Lojtarët e tjerë të Kosovës janë në liga më të “vogla”, shumica në atë të Turqisë. Zvicra udhëheq në grupin kualifikues për Euro 2024 me dhjetë pikë nga katër ndeshje. Kosova ka vetëm tri pikë nga katër ndeshje. Është e parafundit dhe në kërkim të fitores së parë.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













