Futboll
Formacionet zyrtare të ndeshjes që fillon pas pak, Kosovë – Zvicër
Në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, Kosova dhe Zvicra do të luajnë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, teksa tashmë dihen edhe formacionet zyrtare.
Në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore, Kosova synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë, teksa selektori Primoz Gliha për këtë ndeshje ka vendosur të rreshtohet me formacionin 4-4-2.
Në portë do të jetë Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada. Në mesfushë do të jenë Betim Fazliji dhe Florjan Loshaj, ndërsa krahët përbëhen nga Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Në sulm janë dyshja, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Sa i përket ekipit kundërshtar të Kosovës për sonte, Zvicrës startojnë dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, teksa pjesa tjetër përbëhet nga Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Rodriguez, Vargas dhe Schar.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve












