Maqedonia
Për një vit, mbi 53 mijë shtetas të Maqedonisë janë shpërngulur në Gjermani
Në vitin 2022 mbi 53 mijë shtetas të Maqedonisë janë shpërngulur në Gjermani
Referuar statistikave, vetëm në vitin 2022 mbi 53,000 qytetarë të RMV-së u shpërngulën në Gjermani. Në vitin 2021 mbi 32.000 shtetas të RMV-së janë shpërngulur në Gjermani, ku sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022 kanë jetuar 222.000 qytetarë të RMV-së, njofton Instituti për Politikë Publike “Arben Xhaferi”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se familje të tëra nga Maqedonia vendosin gjithnjë e më shumë të shkojnë në Gjermani dhe të vazhdojnë jetën atje. Emigrimi masiv po ndodh nga të gjitha qytetet e vendit në kërkim të një standardi më të mirë dhe të një jete dinjitoze.
Vlen të theksohet se disa familje janë shpërngulur nga Negotina dhe Kavadari në Gjermani tre vjet më parë, të cilët tani jetojnë në një vend të vogël afër Dortmundit, dhe ndërkohë kanë arritur të ndihmojnë disa bashkëqytetarë të tyre dhe t’u sigurojnë punë dhe strehim, kështu që numri i tyre u rrit ndjeshëm këtë vit.
Disa prej tyre për “Fokus”, përcjell Telegrafi Maqedoni, kanë sqaruar se me lehtësimin e procedurave për ushtrimin e të drejtës së punës në Gjermani, u është dhënë një mundësi që nuk kanë dashur ta humbasin.
“Shumica prej nesh punojnë në kompani transporti, si transportues, e disa edhe në fabrika të prodhimit të ushqimit. Gratë, përveç fabrikave, punojnë edhe në lokale ku përgatiten dhe shiten ushqime të shpejta, por edhe higjieniste. Njohja e gjuhës gjermane do të thotë shumë, kështu që edhe para se të largoheshim, shumë prej nesh ndoqën kurs të gjuhës gjermane. Sa më mirë të flisni, aq më të mëdha janë shanset për të marrë një punë më të mirë, pra më të paguar. Punojmë, por gjejmë edhe kohë për t’u pushuar. Ne jemi nga e gjithë Maqedonia, si dhe nga ish-republikat jugosllave, funksionojmë si një komunitet i vogël dhe jemi këtu për njëri-tjetrin”, thonë mërgimtarët nga RMV-ja.
Ata thonë se një familje me dy rroga mund të përballojë lehtësisht një apartament të mobiluar mirë, të ketë një jetë dinjitoze dhe të kursejë para. Në Maqedoni, një familje me dy paga mesatare, pa të ardhura shtesë, thonë se nuk mund të ketë një jetë cilësore.
Ata thonë se nuk mendojnë të kthehen, përveçse të vijnë me pushime dhe të shohin të dashurit e tyre. Shumë prej tyre janë rreth të dyzetat dhe pesëdhjetave dhe kanë lënë prindërit e tyre, pensionistë, në vatrën familjare.
Shumica e tyre planifikojnë të qëndrojnë në Gjermani deri në pension, e më pas të kthehen, që të kenë një jetë dinjitoze në pleqëri, me pension më të lartë gjerman. Mirëpo, thonë se më së shumti varet nga fëmijët e tyre, pasi nëse fëmijët e tyre qëndrojnë në Gjermani, nuk do të donin të ndaheshin prej tyre në pleqëri.
Berlini, Shtutgarti, Hamburgu, Hanoveri, etj, janë zonat ku jeton numri më i madh i shtetasve të RMV-së në Gjermani. Numri prej mbi 85,000 shtetasve tanë që lanë vatrën e tyre të lindjes dhe u shpërngulën vetëm në vitin 2021 dhe 2022 është i frikshëm në vetvete.
Të dhënat zyrtare se sa qytetarë të RMV-së janë larguar në Gjermani që nga fillimi i këtij viti ende nuk janë publikuar, por supozohet se shifrat do të rriten edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












