Lajme
Edhe Finlanda ndalon hyrjen e automjeteve me targa ruse
Edhe Finlanda u bashkohet shteteve që ndalojnë hyrjen e automjeteve me targa ruse brenda territorit të saj.
Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Polonia janë shtetet që kanë njoftuar për kufizimin që zbatohet për makinat private, i cili do të jetë në fuqi nga mesnata.
Estonia tha se vendimi i saj për të zbatuar ndalimin ishte “interpretim shtesë” i sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës më 8 shtator, raporton skynews, përcjell albinfo.ch.
Sipas direktivës së re të BE-së, automjetet e regjistruara në Rusi nuk lejohen më të hyjnë në territorin e bllokut prej 27 anëtarësh.
Transmetuesi finlandez, YLE raportoi se veturat e regjistruara në Rusi me më pak se 10 pasagjerë nuk do të lejohen më të hyjnë në Finlandë nga Rusia, megjithëse do të ketë edhe përjashtime.
Rusia ka sanksione të shumta që pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











