Lajme
Fjalimi mbreslënës i Roger Federer në Kombet e Bashkuara
Fondacioni Roger Federer feston këtë vit 20 vjetorin e tij. Që nga viti 2003, organizata e legjendës së tenisit ka mbështetur fëmijët në vende të ndryshme afrikane, në mënyrë që ata të kenë mundësi më të mira arsimore dhe ta bëjnë të ardhmen e tyre më premtuese.
Për të shënuar këtë përvjetor, maestro foli në selinë e OKB-së në Nju Jork gjatë javës. Në një fjalim që zgjati rreth dy minuta e gjysmë, 42-vjeçari apeloi që duhet të disponohen burime të mjaftueshme arsimore, veçanërisht në fazën e hershme të zhvillimit të fëmijëve.
“Më paraqitën një studim dhe u trondita kur zbulova se arsimi i hershëm është një nga sektorët e arsimit më të pafinancuar. Por në të njëjtën kohë është edhe më i shtrenjti”, u shpreh Federer, shkruan Blick.
Është e pabesueshme të shohësh se si zhvillohen fëmijët në pesë vitet e para të jetës. Banori i Bazelit ka parë me fëmijët e tij se sa të rëndësishëm janë vitet e para.
“Nëse ne nuk e mbështesim arsimin që në fillim, kam frikë se fëmijët nuk do të jenë më në gjendje ta arrijnë atë”, tha tutje maestro i tenisit.
Këtë vit ai vizitoi vendin e Afrikës jugore Lesoto në një udhëtim më të gjatë. Vajzat e tij binjake (14) dhe djemtë (9) ishin gjithashtu atje për herë të parë.
“Tani janë në një moshë ku mund të shkojnë në udhëtime të tilla. Unë dua që ata të përfshihen edhe në filantropi”, tha tutje, shkruan Blick.
Federer, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam gjatë karrierës së tij të lavdishme, themeloi fondacionin 20 vjet më parë dhe u frymëzua nga nëna e tij Lynette (71), e cila vjen nga Afrika e Jugut. Ish-tenisti tashmë ka qenë në gjendje të mbështesë mbi 2.4 milionë fëmijë me programet e tij të ndihmës në vendin e nënës së tij dhe në pesë vende të tjera afrikane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













