Lajme
Lideri i partisë së Zelenskyt kritikon Zvicrën për eksportet e armëve
Kreu i partisë së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, David Arakhamia, ka kritikuar Zvicrën për qëndrimin e saj ndaj eksporteve të armëve.
Zvicra po i bën vetes një “shërbim të keq”, tha ai në një intervistë të botuar në grupin e gazetave CH-Media të shtunën, shkruan swissinfo.
“Zviceranët jetojnë sipas paradigmës së neutralitetit. E kuptoj që ata mendojnë kështu dhe jam dakord që nuk i shesin armë direkt Ukrainës, Por privimi i klientëve nga liria për të asgjësuar mallrat që blejnë do të dëmtojë industrinë zvicerane”, tha Arakhamia.
Sipas tij, nëse Zvicra vazhdon në këtë rrugë, ajo do të përfundojë duke humbur plotësisht tregun e saj të armëve, teksa u shpreh se ky do të ishte fundi i industrisë zvicerane të armëve.
Që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Ukraina është bërë një nga qendrat e tregtisë globale të armëve.
“Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha kontratat kryesore të lidhura në secilin vend”, tha Arakhamia.
Më parë, të gjithë tregtarët do të pyesnin nëse një marrëveshje e mundshme përputhej me rregullat ndërkombëtare të tregtisë së armëve, pra me rregullat strikte të rieksportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Sot, të gjithë pyesin nëse (armët në fjalë) kanë komponentë zviceranë. Njerëzit nuk duan të blejnë këtë lloj gjëje, ata nuk duan të paguajnë për diçka që nuk mund t’ia japin kujtdo që duan”, u shpreh ai.
Ndryshe, ai tha se politikanët zviceranë duhet të mendojnë për të ardhmen e fabrikave të armëve në kantonet e tyre.
“Neutraliteti i ndihmoi popullit zviceran pas Luftës së Dytë Botërore, por nuk mendoj se ende funksionon në botën e sotme”, tha ai.
Ndër të tjera, ai deklaroi se shpresonte që Zvicra do të investonte më shumë në Ukrainë.
Sipas tij, Zvicra ka qenë gjithmonë një specialist në tregjet financiare dhe i ofron ndihmë të vlefshme Ukrainës në fushën e pastrimit të minave.
“Por ajo mund të përqendrojë përpjekjet e saj edhe më shumë në fushën e investimeve. Kompanitë e armëve, për shembull, mund të hapin ndërmarrje të përbashkëta në Ukrainë”, tha ai.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit
Jeta në Zvicër
-
Deputeti në Gjenevë propozon kufizimin e qarkullimit të makinave gjatë valëve të të nxehtit Sipas propozimit, automjetet do të lejohen të qarkullojnë sipas numrit çift ose tek të targës, për... -
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji -
Kolona 10 kilometra në tunelin e Gotthardit, deri në 100 minuta pritje për drejtuesit e mjeteve -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”













