Lajme
A do të përhapet lufta në gjithë Lindjen e Mesme?
Pas sulmeve masive nga Hamasi të shtunën në mëngjes, luftimet vazhdojnë në Izrael dhe në territoret palestineze. U raportuan mbi 600 vdekje. Ofensiva e befasishme e Hamasit filloi një nga sulmet më të mëdha ndaj Izraelit në vite.
Çfarë pasojash ka sulmi për shoqërinë izraelite?
Ekzistenca e Izraelit nuk është në rrezik, thotë eksperti i Lindjes së Mesme, Erich Gysling.
“Izraeli është aq i fortë ushtarakisht sa fiton gjithmonë. Megjithatë, besoj se numri i viktimave do të jetë i madh”.
Eksperti i Lindjes së Mesme është i bindur se izraelitët qëndrojnë së bashku edhe brenda vendit. “Popullsia izraelite mbështet njëri-tjetrin në një rast të tillë, pavarësisht dallimeve midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të qeverisë Netanyahu”, thotë Gysling, për 20minuten.
Ish-kryeredaktori i “Jerusalem Post”, Yaakov Katz, flet për një moment “9/11” për Izraelin, siç raporton “Bild”. Ai është i bindur se ngjarjet e këtyre ditëve do të kenë “pasoja të gjera për Izraelin, palestinezët dhe më gjerë”. Megjithatë, ai e lë të hapur se çfarë mund të jenë këto.
A po tërhiqen tani vendet e tjera në luftë?
Gysling beson se një zgjerim i mundshëm i konfliktit është i mundur.
“Ekziston një rrezik i madh që konflikti të zgjerohet deri në atë masë sa Izraeli nuk po lufton vetëm kundër Hamasit në Rripin e Gazës, por edhe kundër Hezbollahut në Liban”.
Sipas Erich Gysling, Izraeli ka ushtrinë më të fortë në rajon, prandaj ai nuk beson se vendi ka nevojë për mbështetje nga Perëndimi.
“Sigurisht që SHBA si aleat do të mbështesë Izraelin me armë, por kjo është e gjitha. Izraeli ka nevojë”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Eksperti i Lindjes së Mesme beson se rreziku që lufta të përhapet më tej në vendet e tjera të rajonit është shumë i ulët.
“Shumica e qeverive arabe kanë prioritete të tjera. Ata duan ta çojnë ekonominë përpara, jo konflikte”, shprehet ai.
A do të hyjnë në luftë Zvicra dhe Evropa?
“Jo, as Zvicra dhe as Evropa nuk do të përfshihen drejtpërdrejt në këtë luftë. Hamasi është klasifikuar si organizatë terroriste nga shumë vende evropiane, ndaj nuk po zhvillohen diskutime me organizatën. Situata është e ndryshme në Zvicër: Zvicra nuk e ka klasifikuar Hamasin si organizatë terroriste, prandaj teorikisht mund të mbajë dialogun”, tha Gysling, për 20minuten.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














