Lajme
Steinmeier: Duhet të mbrojmë jetën e hebrenjve
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka bërë thirrje për vigjilencë të veçantë ndaj sinjaleve të antisemitizmit në Gjermani pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit gjatë fundjavës.
“Ne duhet të mbrojmë jetën e hebrenjve në vendin tonë dhe të qëndrojmë të fortë dhe të vendosur kundër çdo forme antisemitizmi dhe urrejtjeje ndaj Izraelit”, tha ai sot përpara fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Pallatin Bellevue” në Berlin.
“Ne nuk mund të tolerojmë përpjekjet për të festuar sulmet brutale ndaj Izraelit në rrugë”, tha ai.
Rreth 50 persona ishin mbledhur të shtunën në rrethin e Berlinit të Neukölln për atë që policia tha se ishte një demonstratë propalestineze.
“Ata që brohorasin këtë terror jo vetëm që degradojnë viktimat, por ata shkelin edhe dinjitetin njerëzor dhe Kushtetutën tonë gjermane. Një sjellje e tillë më tmerron, më neverit”, thuhet në fjalimin e publikuar paraprakisht të Steinmeier.
Steinmeier u zotua për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin.
“Në këto kohë të vështira, Gjermania qëndron fort në krah të Izraelit. Populli izraelit, hebrenjtë në Gjermani, mund të mbështeten në këtë”, tha ai./dpa
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













