Lajme
Dhjetë kompani nga Kosova promovojnë produktet në panairin “Anuga 2023” në Këln të Gjermanisë
Me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhjetë kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “ANUGA 2023”, që është hapur në Këln të Gjermanisë më 7 tetor 2023, transmeton albinfo.ch.
Kompanitë nga Kosova: “Ananas-Impex”, “Albad”, “Vigani Foods”, “Eurofruti”, “EuroFood”, “Frutti”, “Fungo”, “ABI & ELIF 19”, “Agro Florentina” dhe “Camel” po i promovojnë produktet e tyre në këtë panair, njëherësh po zhvillojnë kontakte me kompani pjesëmarrëse, me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe gjetjen e tregjeve të reja për eksport.
Në shtandin e kompanive nga Kosova po prezantohen prodhimet e bujqësisë përpunuese, si: turshi, hajvar, kornishon, lakër, produkte të ngrira, të thata dhe të bluara nga frutat dhe perimet, industria përpunuese konditorike, lëngje të frutave, bimë mjekuese aromatike, kërpudha, produkte organike, prodhime EKO etj.
Ky shtand përveçse po frekuentohet nga blerës potencialë të shumtë, është vizituar edhe nga Konsullja e Republikës së Kosovës në Duseldorf të Gjermanisë, znj. Mirsada Voca, me stafin e saj.
E pranishme në këtë panair është edhe këshilltarja e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Zyrafete Shala.
➡Panairi “Anuga 2023” shtrihet në një sipërfaqe prej 284,000 m2 dhe vizitohet nga më shumë se 140,000 vizitorë/tregtarë nga 201 vende të botës, të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit nga 7,800 ekspozues të produkteve ushqimore nga më shumë se 118 shtete.
Kosova në këtë panair po prezantohet krahas shteteve të tjera, si: SHBA, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Turqia, Franca, Holanda, Greqia, Belgjika etj.
Në këtë panair MINT/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 77 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 7.1, stendën nr. D029g.
Mbështetur në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga Gjermania gjatë vitit 2022 kanë qenë 194.4 milionë euro, kurse nga janari deri në korrik të vitit 2023 vlera e investimeve është 95.9 milionë euro. Ndërkaq, eksporti i mallrave të Kosovës në Gjermani gjatë vitit 2022 ishte 87.8 milionë euro, kurse nga janari e deri në gusht të vitit 2023 është 60.3 milionë euro – që ka një ngritje për rreth 12 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Panairi “Anuga” është i hapur deri më 11 tetor 2023.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











